Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori sot kërkesë GJKKO për rivlerësimin e masave

29 Tetor 2023, 15:11| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 07:32

  • Share

Prokuroria e Posaçme do u drejtohet me letërporosi të disa vendeve të Bashkimit Evropian, pas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafanit, për 2 linja të trafikut të kokainës jashtë territorit të vendit tonë. Letërporositë e SPAK do të nisen për të mësuar më shumë rreth personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë, pas mbërritjes nga Prokuroria e Elbasanit në SPAK të dosjes së grupit të shkatërruar të Laert Haxhiut, dosja është marrë në ngarkim nga prokurori Behar Dibra, i cili brenda të hënës dorëzon në Gjykatës e Posaçme kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë për të gjithë personat që janë në hetim për këtë çështje. SPAK mësohet se ka studiuar të gjitha deklarimet e Artan Tafanit, i cili çoi në zbardhjen e disa prej ngjarjeve që ishin mbuluar nga harresa, për shkak të mungesës së provave.

Përveç këtyre ngjarjeve të bëra publike, në total 18 të tilla, në të cilat tek secila është i përfshirë Laert Haxhiu, Tafani ka treguar edhe kodet që ata kanë përdorur në “SkyECC” dhe ngjarje të tjera që po verifikohen dhe krahasohen me provat që janë në dispozicion, përfshirë edhe procesverbalet e Policisë së Shtetit. Laert Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, 2 në Greqi dhe disa plane vrasjesh dhe  ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli.

31-vjeçari është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatave atje për ekstradim. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Gerti Lalës në vitit 2010, ndërkohë vijon gjykimi në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017, ngjarje në të cilën shënjestër e sulmit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?