Receta

Tahini, salcë me fara susami nga zonja Albana

14 Prill, 11:34| Përditesimi: 14 Prill, 11:36

  • Share

Tahini me fara susami

Përbërësit:

  • 1 filxhan fara susami
  • 2-4 lugë gjelle vaj
  • 1 majë kripë (opsionale)

Përgatitja:

Vendosim farat e susamit në një tigan të thatë dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 5–7 minuta, duke i përzier shpesh, derisa të marrin një ngjyrë të artë të lehtë. I lëmë farat të ftohen pak për disa minuta. Më pas i hedhim në një blender ose mikser të fuqishëm dhe i bluajmë derisa të fillojnë të krijojnë një masë. Shtojmë vajin pak e nga pak derisa të arrihet konsistenca e butë dhe kremoze që dëshirojmë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak kripë. Tahinin e mbajmë në kavanoz qelqi në frigorifer dhe qëndron i freskët për disa javë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?