Taulant Balla

Politikë

‘Tahiri’, Balla: Opozita u bë kashtë e k..e, Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar

6 Maj 2018, 12:43| Përditesimi: 6 Maj 2018, 12:46

  • Share

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të Edi Palokës në drejtim të Ramës dhe Tahirit. Balla thotë se opozita është e pikëlluar nga dorëheqja e Tahirit, që përveç të tjerash është një provë e madhe dallimi.

Balla deklaron se nuk jemi të përsosur dhe të pagabueshëm, por shton se çdo kush e bën dallimin mes tyre dhe opozitës, që sipas tij s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë. Edi Paloka akuzoi Ramën se po vijon që të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm dhe se dorëheqja është një lojë.

Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!

Për dreq; koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më per dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane.

Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!

Taulant Balla

Komento

Komente

  • Dervishi: 06/05/2018 14:01

    Z Taulant kokeqypi ZAGANI DO TJA FUSI KEMBET NE BURG TAHIRIT O PALLE

    Përgjigju
  • Haaaaaaaaaaaaaaaaaa: 06/05/2018 13:01

    Opozita kashte e ko***qe....Coli e Loli...K**** e boli..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?