Tahiri denoncoi në 2014 gjyqtarin Engert Pëllumbi që e futi dje në burg! DSIK për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues: Nuk duhet të ushtrojnë detyrën 

5 Shkurt 2022, 17:20| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 19:58

  • Share

TIRANË- Pas Spiro Kserës, Saimir Tahiri është ish-ministri i dytë që dënohet me burg në historinë pluralizmit në Shqipërisë. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm me 3.4 vite është marrë nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Florian Kalaja. Ndërkaq, dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët i qëndruan akuzave të rënda ndaj Tahiri dhe që kërkuan 12 vite burg, janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po kush janë 3 gjyqtarët që çuan në burg ish ministrin e Brendshëm, cila është karriera e tyre dhe si e kaluan Vetingun?  

Engert Pëllumbi
Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit. Në tetor të vitit 2021, Pëllumbi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut. 

Megjithatë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte paraqitur në Komisionin e Vetingut, një raport negativ për Engert Pëllumbin, duke e klasifikuar si të papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi, pasi sipas DSIK gjyqtari mund të ndikohej në ushtrimin e detyrës së tij. DSIK i referohej një procedimi penal ndaj gjyqtarit në Prokurorinë e Fierit. Pëllumbi kundërshtoi konkluzionin e DSIK-së si kontradiktor dhe të pabazuar. Raporti i DSIK-së u rrëzua nga KPK-ja si i pabazuar. 

“Nga provat e administruara nga Komisioni dhe praktikat e administruara nga organet e tjera ndihmëse në kuadrin e vlerësimit të figurës nuk u provua që subjektit i rivlerësimit të këtë pasur ndonjëherë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në vendim. 

Sa i takon aftësive profesionale, KPK-ja konstatoi disa mangësi në 8 dosjet e analizuara, por që “nuk përbëjnë shkak për ta konsideruar subjektin të papërshtatshëm dhe marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”. 

Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin se kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.

Florian Kalaja
Florian Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Kalaja ka qenë në një klasë me Engert Pëllumbin. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. 

Florjan Kalaja u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor 2020. Kalaja është angazhuar edhe si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile. Kalaja u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2020. 

Nga analiza financiare e kryer, gjyqtari rezultoi me një balancë negative në shumën 590 mijë lekë. Sa i takon aftësive profesionale, Komisioni i Vetingut solli në vëmendje se Florian Kalaja kishte marrë tri vërejtje me shkrim nga ish-KLD-ja për kryerjen e gjykimit në kapërcim të afatit, se ka dalë nga seanca për t’u konsultuar dhe një rast tjetër kur Gjykata e Apelit Vlorë kishte prishur vendimin e marrë prej tij.  Megjithatë, KPK-ja nuk kishte dilema për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit. Vendimi i KPK-së nuk është kundërshtuar as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. 

Igerta Hysi
Igerta Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010. Ajo e ka nisur karrierën në drejtësi në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Fier. Gjyqtarja Hysi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 1 nëntor të vitit 2021. Vendimi për konfirmimin e ndaj në detyrë nuk është kundërshtuar as nga as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Komisioni gjeti disa probleme jo të rënda në pasurinë e gjyqtaret, të pamjaftueshme për ta ndëshkuar. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte depozituar një raport për pastërtinë e figurës së gjyqtares, duke konkluduar se Igerta Hysi nuk ishte e përshtatshme për të ushtuar detyrën e gjyqtares. 

Sipas DSIK-së gjyqtarja, në vitin 2014, kishte dënuar me tre vite burg tre persona në vitin 2014, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek zyrtarët publike, por i kishte liruar nga burgu me kusht. Sipas DSIK-së, gjyqtarja kishte liruar një tjetër person me kusht, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. 

Nga informacioni i disponuar, prokurorit i janë dhënë para që të mos e ankimonte këtë vendim në Apel. Në vitin 2014, Igerta Hysi liroi nga burgu Arben Isufajt, i njohur edhe si Ben Qimja, i cili kërkohej asokohe nga Italia për trafik droge. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KLD-ja inspektim dhe vlerësim të procedurave që janë ndjekur nga Igerta Hysi, për lirimin e Ben Qimes dhe dy personave të tjerë. Por vendimi u la në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. “Nga inspektimi i kryer nga ish-KLD-ja, nuk u evidentuan shkelje ligjore të pretenduara si të kryera nga subjekti i rivlerësimit”, thuhet në vendim. Komisioni i Vetingut e rrëzoi si të pabazuar raportin negativ të DSIK-së.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokol: 06/02/2022 22:03

    Tahiri minister hoqi Lazaratin nga harta e hashashit. Tahiri minister mbolli gjithe Shqiperine me hashash. Na male ka dhe sot mijera km tub llastiku per vaditjen e parcelave te asaj kohe. Ne kohen e Tahirit minister u trafikuan mijera ton hashash ne evrope. Tahiri meritonte shume me shume vite Burg. Sa i perket ketij gjyqtarit qe e denoi duket qarte qe Tahiri e ka ditur dhe fakti qe jua ka servirur sot gazetave qe i bejne jehone tregon dhe me mire se cfare njeriu i ulet eshte Tahiri dhe mediat qe kerkojne te bejne politiken e atij qe i paguan. Turp.

    Përgjigju
  • O zot na ruj: 06/02/2022 12:32

    Tmerr me te gjyku keta pupupu,kta paskan 500 qind halle per vete

    Përgjigju
  • Iris: 06/02/2022 00:36

    Gjykuar mendesine tone dhe gjendjen e drejtesise ne Shqiperi,mendoj qe i vetmi me problem vetem per kete gjyq eshte Engert Pellumbi,sepse duket si konflikt interesi.Jo vetem qe duhet te kishte dhene doreheqjen,por eshte dhe pikenisja nga duhet te filloje apelimi i z.Tahiri,sa per anetaret e tjere te gjyqit,ne drejtesine tone zor se gjen dike 100% te paster.

    Përgjigju
  • Paul: 06/02/2022 00:24

    O ergert 30 vjet ta kishe denuar halen,,,jo 3 vjet.....

    Përgjigju
  • Ad berberi: 06/02/2022 00:07

    po mundohen te bejne karriere dhe kta.

    Përgjigju
  • juristi: 05/02/2022 22:56

    Paanshmeria e gjyqtarit eshte nje nga elementet baze te nje shqyrtimi gjyqesor te drejte. gjyqtari duhet të ushtroj funksionin e tij pa paragjykim dhe anshmëri personale në mënyrë që te ofroje garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim legjitim për paanshmërinë e tij.

    Përgjigju
  • vkora: 05/02/2022 21:09

    ai pellumbi eshte nje plehre.nje autik nje moster qe mos pafte mire zoti do e godsend ku I dhemb me shume nje dawn

    Përgjigju
  • Kushoja: 05/02/2022 19:07

    Ky gjyqtari Engert Pellumbi ka futur ne sherr dy familje ne vlore se nxori tjetrin te pafajshem, para se ti falnin ate apartamentin ne lungomare ne emer te kusheririt te tij. Pavaresisht eshte apo jo i fajshem tahiri, ky duhet te kishte dhene doreheqjen nga ceshtja nqse ka pasur perplasje me perpara me tahirin. Si mundet te gjykoje ky gjyqtar kur te gjithe e dine ne vlore se ky ka pasur nje ceshtje te hapur per perndjekjen ndaj nje minoreneje dhe ia ka mbyllur policia e vlores. Ne kafenete e vlores ka nofken maniaku. Shikojeni nga fytyra fiks maniak!

    Përgjigju
    • Une: 05/02/2022 19:42

      Tahiri duhet te hape gojen ti degjeneroj publikisht.

  • Takudaku: 05/02/2022 18:44

    Trafik me tonelata droge 3 vite e gjys burg, kaq I merr po te kapen duke vjedh korent

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 05/02/2022 18:08

    Ky gjykim është i kompromentuar, përderisa Engerti, gjyqtari i denoncuari nga Tahiri nuk ka dhënë dorëheqje nga çështja për konflikt interesi. Ky gjyqtar duhet të jetë pa personalitet dhe pa integritet moral. Ai mezi e ka pritur rastin për t'u hakmarrë. Kjo është fyese për moralin në përgjithësi e aq më tepër për moralin në drejtësi.

    Përgjigju
    • mos e rruj: 05/02/2022 19:53

      ka konflik interesi, a mo se se can koken njeri iku tani ai.... skthehet vendimi mbrapa

    • Hajdedakuhajde: 05/02/2022 19:21

      Trupa gjykuese paska cen me sa kuptoj nga artikulli hajde hajde..dmth keta paskan qene te kulluar per te gjykuar Tahirin,duhet ne hik naten jo diten nga ky ven

  • Bal: 05/02/2022 17:52

    Shume u vonuat pa i denigruar.

    Përgjigju
    • @Bal: 05/02/2022 20:12

      Sakte!!! Prite kur ta nxjerrin te lidhur me Armand Duken e FSHF hahaha

  • Shqiptari: 05/02/2022 17:48

    Mirmbrema Nuk dua te komentoj vendimin e gjykates, apo shkrimin e gazetes. Si gjithmone ne Shqiperi. Populli thote: ” Nuk shikon traun ne Syrin e tij, por shikon qimen ne syrin e tjetrit “. Kaq Gjithe te mirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?