Politikë

Tahiri e Çekaj, Basha i kërkoi largimin, Rama: Vulëhumbur, ende s'ka mbaruar

4 Maj 2018, 16:16| Përditesimi: 4 Maj 2018, 18:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizon në rrjetet sociale Lulzim Bashën pas akuzave të tij lidhur me dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, por edhe qëndirmeve të opozitës arrestimit në Gjermani të të shumëkërkuarit për 613 kg kokaine e kapur në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Basha akuzoi qeverinë si të kapur nga krimi i organizuar, ndërsa i kërkoi Edi Ramës të largohej. 

Postimi i Ramës

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani - Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë. 

Edi Rama, kryeministër

Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin



 

Komento

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 04/05/2018 17:18

    Gjen mish te ngordhur Rama e tall menderen

    Përgjigju
  • Sula: 04/05/2018 16:35

    Ed Rama , mashtruesve Basha dhe Berusha pergjigjuni me te njejten gjuhe dhe fakte , se turpi tek ata nuk ekziston . Jane friksu nga jspja e Cekajt ne Gjermani . Vazhdoni luften per ndertimin e dhteti ligjor ,se atehere kjo opozite fallce dhe klanore do shkaterrohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?