Politikë

Tahiri fjalë prekëse për vdekjen e kryetares së FRESSH, akuzon Parlamentin: Ligji për 'Vrasjet rrugore' mbeti rrugëve

15 Korrik 2019, 19:30| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 20:42

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me vdekjen në aksident të kryetares së FRESSH në njësinë numër 6 në Tiranë, Rajselda Hamzaj.

Tahiri ka shkruar fjalë të ndjera për të renë që humbi jetën ditën e djeshme duke thënë se kishte mbetur pa fjalë kur kishte marrë vesh lajmin.

Ndër të tjera Tahiri kujton edhe projektligjin, në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm dhe propozonte se aksidentet me pasojë vdekjen të konsideroheshin si 'Vrasje'.

"Të preu jetën në mes një aksident i mallkua. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë! Shpikim aq armiq ne të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë. Të ndrittë shpirti Rajs! Propozova 'Vrasjen Rrugore', dikur. por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lenë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë te pragu i shtëpisë."  shkruan Tahiri.

Kujtojmë se pas kërkesës së Tahirit në vitin 2016 filloi edhe puna për ndryshimin e Kodit Penal, por ligji nuk u miratua.

Në atë kohë u propozuan 4 nene. Do të quhej “vrasje rrugore” kur në aksident është verifikuar :
A. Përdorim i pijes alkoolike dhe substancave narkotike
B. Nëse drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidenti i faktohet shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
C.Nëse aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq.
D.Nëse aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar dhe drejtuesi i mjetit që shkakton aksident lëviz në krah të kundërt.


“Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare”, deklaronte në atë kohë ish-ministri, Tahiri.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 16/07/2019 08:28

    U prehte ne paqe

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/07/2019 20:22

    Ngushllime familjës dhe gjithë Shqipëtarëve...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?