Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga Gazetarja e Report TV, Klesjana Omeri nëse do të rikthehet në PS, por ai ka thënë se kjo i takon së ardhmes. Por Tahiri la të kuptuar se rikthimi në politikë, jo detyrimisht është në PS, në qeveri apo në poste të caktuara. Kështu, ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë flet për mundësinë e rikthimit në jetën politike shqiptare me një parti të re.
"Sa i takon rikthimit tim ne politike ose nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi eshte ne qeveri ose ne qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Nuk e kam menduar këtë deri tani. Jam duke u përpjekur t'i shkoj rrugës sime për drejtësi deri në fund. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë. Më lini t'i shkoj deri në fund kësaj historie. Është shumë e rëndësishme për mua, është hisoria e jetës time për të bërë drejtësi. E kam më të rëndësishme se cdo kuriozitet i juaji se cdo bëj unë pas kësaj, por të jeni të bindur nuk e ka askush në dorë veç meje", ka përfunduar Tahiri.
Ju nuk e shihni veten më në Partinë Socialiste, u pyet sërish nga gazetarët Tahiri: "Kurioziteti im nuk është fare ky sot, por t'i shkoj kësaj rruge në fund. Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban kur do bëhesh kurban. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë jam i bindur që ka në parlament, në qeveri njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë të flasin po nuk i thanë çfarë t'i thonë. Kam njohur burra që janë të lirë në burg, të mendojnë të flasin. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo. Dhe shuajeni kuriozitetin tuaj me të ardhmen time në politikë, unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Mua më intereson drejtësia. Dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë, nuk më interesojnë, më intereson drejtësia."
Ish ministri u pyet edhe nëse kishte marrë ndonjë mesazh nga kolegët apo edhe nga kryeministri Edi Rama.
Kam marrë mesazhe nga ish-kolegët? S'e besoj të ketë kuriozitet. Komunikoj normalisht me disa, nuk komunikoj me disa të tjerë që nuk i njoh fare. Jam shumë i lumtur ama që kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët. Edhe pse ishte sakrifice te doje te besoje tek une perballe akuzave te panumerta me genjeshtra dhe nga ana tjeter heshtja ime ne pritje te drejtesise.
Po nga Rama? Nuk e kuptoj pse duhet t'më pyesni mua a ka folur kryeministri. Rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm.
Lajmi kryesor:
Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)
//ReportTv.al