Adnan Dibrani

Tahiri i AAK-së: Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar nga Kosova

10 Qershor, 09:49| Përditesimi: 10 Qershor, 09:52

  • Share

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se një ulëse në Parlamentin e Evropës e ka fituar edhe një shqiptar nga Kosova, Adnan Dibrani.

Tahiri bëri të ditur se rezultatet preliminare në Suedi tregojnë se Dibrani ka fituar mandatin e eurodeputetit për pesë vjetët e ardhshëm. 

“Rrezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se, z. Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeputet në Parlamentin e Evropës

Adnani, ka lindur në Mitrovicë, si i ri emigroi në Suedi, atje kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe poashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë” shkruan ai në Facebook

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?