Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se presidenti rusë Vladimir Putin nuk dëshiron luftë, por do të demonstrojë forcën e tij.
Ai e tha këtë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Festivalin e Hapur, duke komentuar ndërhyrjen e fundit të avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë.
"Situata është shumë e tensionuar, është e qartë se Rusia po e vë në provë reagimin e NATO-s dhe po angazhohet në provokime të papranueshme, por unë nuk besoj se Putini dëshiron luftë përkundrazi, ai dëshiron të demonstrojë forcën e tij, të provokojë dhe t'i bëjë njerëzit e tij të kuptojnë se Evropa është e dobët, gjë që nuk është" dhe "ai dëshiron të forcojë pozicionin e tij në Ukrainë për të arritur maksimumin e mundshëm', tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky u drejtohet aleatëve: Mjaft me humbje kohe! Takohet me Trump të hënën! Mbi 600 dronë e raketa në Kiev
S.B/ReportTv.al