Tajfuni 'Nanmadol' godet Japoninë, 50 të vdekur, miliona të evakuuar! Dëme të shumta kolosale

19 Shtator 2022, 15:58| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 16:06

  • Share

Ishulli Kyushu në qytetin jugor Kagoshima të Japonisë u godit nga tajfuni Nanmadol. Si pasojë e stuhisë së fuqishme mediat raportojnë se ka humbur jetën një person, janë plagosur 50 të tjerë dhe janë regjistruar dëme të shumta materiale. Autoritetet thanë se erërat arritën shpejtësi maksimale deri në 252 kilometra në orë, ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​një paralajmërim të nivelit 5 kundër tajfunit që goditi jugun e vendit.

Alarmi i nivelit 5 është më i larti në shkallën e paralajmërimit të fatkeqësive. “Një tajfun shumë i fortë mund të shkaktojë atë lloj fatkeqësie që shihet vetëm një herë në disa dekada”, raportuan mediat, duke cituar zyrtarët e motit.

Ndërkohë Japonia paralajmëroi gati dy milionë njerëz që të evakuohen për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

“Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ishte planifikuar të nisej sot për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të vonojë udhëtimin e tij me një ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia,” - tha zyra e tij. Një situatë e vështirë u regjistrua edhe në jugperëndim të Porto Rikos të dielën ku si pasojë e Uraganit Fiona u shkaktuan rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtim të rrugëve. Qindra njerëz u evakuuan ose u shpëtuan në të gjithë ishullin, ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati dhe përmbytën makinat, shtëpitë që ishin në katet e para, shkatërruan ura madje edhe një pistë aeroporti në rajonin jugor të ishullit. "Dëmet që po shohim janë katastrofike", tha guvernatori Pedro Pierluisi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?