Shkatërrimi që ka shkaktuar stuhia

Tajfuni Rai godet Filipinet, të paktën 375 viktima dhe mbi 500 të plagosur

20 Dhjetor 2021, 20:26| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 20:29

  • Share

Të paktën 375 njerëz kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme goditi Filipinet. Super Tajfuni Rai, me erëra prej rreth 195 km/h, bëri që rreth 400,000 njerëz të evakuoheshin.

Të paktën 500 persona u plagosën dhe 56 të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit i kanë përshkruar skenat e shkatërrimit nga stuhia si "masakër e plotë".

Por përcaktimi i saktë i numrit të viktimave është e vështirë të përcaktohet për shkak se në shumë zona komunikimi është ndërprerë. Ekziston frika se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet mund të kenë marrë më shumë jetë.

Mijëra ushtarë, roje bregdetare dhe zjarrfikës janë vendosur në zonat më të prekura të vendit për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?