Udhëheqësit e Kamboxhias dhe Tajlandës ranë dakord për armëpushim. Mes një përpjekjeje ndërkombëtare për të shuar konfliktin, udhëheqësit tajlandezë dhe kamboxhianë zhvilluan bisedime në Malajzi të ndërmjetësuara nga kryeministri i saj Anwar Ibrahim, ku të dyja palët ranë dakord të ndalonin armiqësitë dhe të rifillonin komunikimet e drejtpërdrejta.
Anwar tha gjatë hapjes së një konference për shtyp së bashku me udhëheqësit tajlandezë dhe kamboxhianë se do të kishte "një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar që do të hynte në fuqi nga mesnata e sotme. Vendet fqinje në Azinë Juglindore akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve javën e kaluar, përpara se t'i përshkallëzonin ato me bombardime të rënda artilerie dhe sulme ajrore tajlandeze përgjatë kufirit të tyre tokësor 817 km të gjatë. Anuar kishte propozuar bisedime për armëpushim menjëherë pasi një mosmarrëveshje e gjatë kufitare shpërtheu në konflikt të enjten, ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu ofruan të ndihmonin në negociata.
Komente
