‘Tajlanda e Shqipërisë’, lumi i Shalës mbledh qindra turistë! Gjatë fundjavës, mbi 3500 vizitorë

28 Korrik, 17:54| Përditesimi: 28 Korrik, 18:00

  • Share

I njohur për bukuritë përrallore që natyra i ka dhuruar dhe e cilësuar madje si “Tajlanda e Shqipërisë”, Lumi i Shalës është një nga destinacionet që po preferohet më së shumti edhe këtë sezon turistik nga turistët vendas e të huaj.

Gjatë ditëve të javës Lumin e Shalës e vizitojnë rreth 1500 persona por fluksi maksimal arrihet gjatë fundjavës, me rreth 3500 vizitorë. Më së shumti, ata aijnë nga Polonia, Çekia dhe Kosova.

“Është një mrekulli që e ka fal i madhi zot. Po shoh nga të gjitha trevat shqiptare. Na ka nda politika por nuk na ka nda zoti. I lus të gjithë ata shqiptar që pretendojnë në vende të tjera, është mirë me ardhur e me pa vendet e veta. Shpresojmë që ta ruajmë e mos ta keqpërdorim. Nuk shoh beton. Shoh diçka të thjeshtë. Drunj. Jemi lodh nga betoni. Është bukuri. Uji është shumë i ftohtë. Të freskon menjëherë. Kjo natyrë”, tha një turist nga Kosova.

“Vijmë nga Lezha. Kishim dëgjuar por nuk kishim ardhur. Një gjë ndryshe. Adrenalinë. Vend i bukur. Na pëlqeu. Shpresojmë që ta vizitojmë prap. Mendojmë që do të vijmë prap, fundjavave. Deti ka bukuritë e veta, por lumi, natyra. Është i ftohtë. Të dyja janë të bukura gjithsesi. Për 1-2 ditë ja vlen të vish”, tha një vizitor.

Operatorët turistikë janë të kënaqur me këtë sezon, por problem sipas tyre janë motoskafët e vegjël që lundrojnë me shpejtësi e që mund të kthehen në rrezik për pushuesit.

“Sezoni ka vazhduar mirë. Fluksi ka vazhduar. Deri tani po shkon perfekt. Polakët kryesojnë. Ka gjerman, holandez. Ka edhe kosovarë dhe shqiptarë që vijnë nga gjithë bota. Lugina që përshron, je midis maleve janë atraksione që shumë pak vende ti ofrojmë. Varkat janë me letra. Problem janë ata që vijnë me Jet-ski. Ka fëmijë të vegjël, mosha të thyera dhe këtu ka pasur raste që njerëzit i kemi porositur që mos përdorin shpejtësinë. Është problem i madh. Kërkoj prej shtetit që të të ndaloje disa gjëra. Është i vetmi problem”, tregoi operator turistik, Jurgen Çuku.

Lumi i Shalës një “parajsë e vogël” në veri të Shqipërisë derdhet në liqenin e Komanit dhe është padyshim një nga destinacionet më të preferuara nga të gjitha moshat.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?