Tajlanda gjen, ndalon dhe kthen mbrapsht dy anijet e 'Maersk' me 816 tonë mbetje që dyshohen toksike

14 Gusht, 10:43| Përditesimi: 14 Gusht, 16:53

  • Share

Tajlandë- Gjenden, ndalohen dhe nis kthimi mbrapsht i dy anijeve transportuese të të paktën 100 kontejnerëve me 816 tonë që dyshohen mbetje industriale dhe një pjesë e tyre toksike.

Dy anijet e linjës tregtar ndërkombëtar “Maersk”, konkretisht “Campton” dhe “Candor”, që u raportua nga “Bloomberg” dhe mediat tajlandeze se dyshohen se po transportonin mbetje të rrezikshme furre elektrike shkrirjeje të çelikut (Kadmium dhe Krom) nga Shqipëria në Tajlandë, janë ndaluar nga Rojat Bregdetare dhe Autoritetet Portuale.

Njoftohet se ato do kthehen drejt Europës, por më herët autoritetet tajlandeze dhe “Rrjeti i Baselit”, organizata joqeveritare e specializuar në fushën e mbrojtjes nga mbetjet toksike, thanë se anijet do dërgoheshin drejt vendit të origjinës, në këtë rast Shqipëria, ku dhe rezulton se u ngarkuan më 4 korrik në Portin e Durrësit, ose Italia, ku u bë një ndalesë tjetër më pas dhe u ndanë ngarkesat.

Lajmin e publikoi sot (14 Gusht), media tajlandeze “Bangkok Post”, që iu referua autoriteteve zyrtare.

Zëvendësministri i Transportit të Tajlandës, Manaporn Charoensri, tha të mërkurën (14 Gusht), se “vendndodhja e fundit e konfirmuar e anijes me kontejnerë Maersk Candor ishte pranë Afrikës së Jugut të premten e kaluar”. Ajo ishte planifikuar të mbërrinte në Singapor më 24 gusht, sipas tij.

Anija e dytë, Maersk Campton, ishte planifikuar të arrinte në Singapor të enjten (nesër). Lajmin e operacionit dhe gjetjes e konfirmon në raportim edhe agjencia "Bloomberg".

Dy anijet u raportua se mbanin rreth kontejnerë me pluhur furre me hark elektrik të destinuar për Portin Laem Chabang, në provincën Chon Buri të Tajlandës, teksa do bënin ndalesa në Singapor dhe Malajzi, por jo në Cape Toën të Afrikës, pasi nuk ishin autorizuar për një të tillë, sipas vetë deklaratës së kompanisë “Maersk”. Një prej tyre fiku edhe sinjalin GPS kur iu afrua shtetit afrikan, më 31 korrik, një ditë para se të bënte ndalesën në port.

Po kjo media specifikon se ngarkesa e dyshuar në 40 kontejnerë në “Maersk Campton” do të kthehet në Itali, referuar edhe faqes së internetit të gjurmimit të ngarkesave detare të “MSC Mediterranean Shipping Company”, e cila do të transportojë ngarkesën përsëri në Evropë.

“Maersk po punon me autoritetet e Singaporit dhe linjën e anijeve për të cilën po transporton kontejnerët "për të siguruar që kontejnerët do të riatdhesohen në Shqipëri në mënyrën më të mirë të mundshme", tha zëdhënësja Summer Shi, duke iu referuar pjesës tjetër të ngarkesës.

Ajo përmban në bord të paktën 60 kontejnerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Tajlandës, Kriengkrai Chaisiriëongsuk, i tha “Thai PBS” se “nuk kishte pasur kontakt me dy anijet dhe asnjë kërkesë për të vizituar Tajlandën”. Ai theksoi se “Tajlanda nuk do të pranonte dërgesat e mbeturinave”. Më herët ata deklaruan se “Shqipëria nuk kishte njoftuar për dërgesat dhe Tajlanda ka dhënë mospëlqimin për mbërritjen e tyre pas sinjalizimeve”.

Jatuporn Buruspat, sekretar i përhershëm për burimet natyrore dhe mjedisin, tha se “Departamenti i Punëve Industriale e kishte informuar tashmë Singaporin se Tajlanda nuk do të pranonte pluhurin e furrës me hark elektrik”.

Autoritetet kanë punuar për të ndaluar dërgesën që kur Basel Action Netëork, një grup jofitimprurës me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike, e cila fillimisht javën e kaluar informoi Tajlandën se kontejnerët që ajo besonte se janë të mbushura me pluhur potencialisht të dëmshëm të furrës me hark elektrik dhe që po shkonin drejt saj.

Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Ora 11:41
Hetime pse anija e fiku sinjalin e GPS, drejtori i ‘Basel Network’: Shqipëria të marrë pas ngarkesën, përgjegjësit të ndëshkohen penalisht!

Jim Puckett, drejtori i 'Basel Action Network', që sinjalizoi për anijet

Në një operacion të ndërmarrë nga autoritetet e Tajlandës, u lokalizuan të dyja anijet “Compton” dhe “Candor”, teksa sot (14 Gusht), autoritetet qeveritare të vendit aziatik konfirmuan nisjen e kthimit mbrapsht të tyre, në vendet e origjinës.

“Shqipëria duhet të marrë përsëri kontejnerët dhe të sigurojë që mbetjet të mos rieksportohen në një destinacion tjetër që nuk dyshon”, tha Jim Puckett, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Veprimit të Baselit (Basel Action Network).

“Është shumë e lehtë për tregtarët dhe industrinë që thjesht të ngarkojnë kontejnerë me materiale që përndryshe do të kushtonin shumë për t'u trajtuar siç duhet”, tha ai. "Gjeneruesit e këtyre mbetjeve dhe çdo bashkëpunëtor në Tajlandë që ranë dakord të pranojnë këtë dërgesë, duhet të ndiqen penalisht për të penguar tregtarët e ardhshëm".

Rrjeti i Veprimit të Baselit, së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, njoftuan shumë vende kur mësuan se më shumë se 800 tonë pluhur furre me hark elektrik u ngarkuan në anije në Shqipëri.

Kompania “Maersk tha se “asnjë nga kontejnerët nuk ishte deklaruar se përmbante mbetje të rrezikshme, përndryshe do të kishte refuzuar t'i transportonte ato”.

“Bloomberg News” nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur se çfarë po transportonin anijet. Kompanitë që eksportojnë dhe marrin kontejnerët nuk janë identifikuar.

“Maersk Campton”, që dyshohet se kishte fikur transmetimin e vendndodhjes së saj, e riktheu sinjalin e GPS më pas dhe tregoi vendndodhjen teksa po lundronte nëpër ngushticën e “Malacca”.

“Maersk” njoftoi se “anija kishte ndaluar transmetimin e vendndodhjes së saj, ndërsa ishte afër Cape Town, për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon”. Kapiteneria nuk ishte autorizuar të ndalonte në shtetin afrikan. Autoritetet po sqarojnë me hetime se çfarë veprimesh kreu ekuipazhi gjatë kohës së fikjes së sinjalit GPS.

Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina.

Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DOKTORI: 15/08/2024 09:18

    Kjo u eksportua me vetëdije! Eksportuesi e dinte se ishte kundër konventës ndërkombëtare! Ai mendoi; “Në Shqipëri mund të bësh gjithçka, nëse ke para!”. Rama nuk e riparon dot këtë “pisllëk mbi administratën” ndërkombëtare me 1 miliard euro dhe në 10 vjet! keqardhje.

    Përgjigju
  • edi: 14/08/2024 23:19

    SI KA MUNDESI QE U NJSEN 2 ANIJE ME MBETJE TOKSIKE DHE SHTETI NUK E DIKA DHEAS NUK PRONONCOHEN !

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/08/2024 14:20

    Bie qeveria po u lejuan të kthehen në Shqipëri, ta dini.

    Përgjigju
    • Labi: 14/08/2024 23:16

      E kush do e rrëzoj qeverinë? Patronazhistët? Apo pensionistët që i shërbyen Dullës, dhe sot gëzohen për kullat shumëkatëshe e turistët e shumtë që "zbukurojnë" Shqipërinë. Është keq situata Shkodër Locja

  • Lexues: 14/08/2024 13:07

    Te jene nisur vertet nga Durresi valle? Apo thjeshte po “kthejne” mbetje qe s’e kane origjinen ne Shqiperi? Çfare nuk pret nga doganat shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?