TAJLANDË- Një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës gjatë një sulmi me armë. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, mes tyre janë 23 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm 2 vjeç. Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur dhe 12 persona të tjerë.
Autori i sulmit, i identifikuar si Panya Khamrab, është një ish oficer policie i përjashtuar nga radhët e saj vitin e kaluar për shkak se ishte konstatuar si përdorues droge. Pas masakrës policia u vu në ndjekje të 34 vjecarit, i cili u gjet i vetëvrarë. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Agresori hyri në qendën ditore të fëmijëve gjatë kohës që ishte dhënë vakti i drekës.
Punonjës të mbijetuar nga sulmi thanë se fillimisht u mendua se zhurma e të shtënave ishin fishekzjarrë, por më pas personi I afrmatosur hyri me forcë në dhumën ku fëmijët po flinin.
Kryeministri i vendit Prayuth Chan-Ocha, e quajti shokuese atë që kishte ndodhur, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Sulmi në kopshtin e fëmijëve në Tajlandë, vjen dy muaj pasi një oficer qëlloi me armë dy kolegët e tij në një bazë ushtarake ne Bangkok.
Sulmet masive me armë janë të rralla në tajlandë, edhe pse ata që zotërojnë një armë zjarri janë në numër të konsiderueshëm. Sulmi i fundit masiv me armë në Tajlandë është regjistruar në 2020, ku një ushtar u mori jetën 20 personave.
Numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një çerdhe fëmijësh në Tajlandë ka arritur në 34.
Personi i armatosur u nervozua pasi mbërriti në çerdhe kur pa se fëmija i tij nuk ishte aty, thonë oficerët.
Ai më pas hapi zjarr dhe përplasi automjetin e tij në një turmë kalimtarësh, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të vriste gruan dhe fëmijën e tij, tha zëdhënësi i policisë Paisan Luesomboon. Autori ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe një thikë.
Panya Khamrab, 34 vjeç është autori i sulmit me 31 persona të vrarë nga sulmi në çerdhe. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foton e tij.