Tajvan pas tërmetit, prill 2024

Tajvan/ 12 të vdekur nga tërmeti, ende dhjetëra të zhdukur

5 Prill, 15:06| Përditesimi: 5 Prill, 15:09

  • Share

Ekipet e shpëtimit në Tajvan në kërkim për dhjetëra të zhdukur, po përballen me kërcënimin e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut dhe shkëmbinjve.

Punonjësit e kërkim-shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë pas tërmetit të së mërkurës, duke e çuar në 12 numrin e viktimave.

Rreth 50 pasgoditje tronditën zonën gjatë natës, disa u ndjenë deri në Taipei.

Ekipet e shpëtimit thanë se rreth 400 persona të akomoduar në një hotel luksoz ishin të sigurt, me helikopterë që transportonin të plagosurit dhe sillnin furnizime.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?