Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë paradites së sotme zhvilloi takimin përmbyllës në Kavajë.
Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, kryedemokrati është braktisur nga qytetarët dhe është rrethuar vetëm nga një grup i vogël militantësh të PD-së.
Takimi i zhvilluar gjatë paradites së sotme, erdhi pas incidentit të djeshëm, ku Ndricim Jonuzi Tahiri qëlloi me armë drejt zyrës elektorale të PD në Kavajë duke lenë të plagosur 27 vjeçarin Bledi Okshtuni.
Incidenti i djeshëm ka sjellë reagime te shumta duke “trazuar ujërat” në politikën shqiptare.