Bruksel, Blinken takon Stoltenberg: Sulmi në Banjskë incident serioz! Të kemi vëmendjen tek Ballkanin Perëndimor

28 Nëntor 2023, 16:43| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 22:44

  • Share

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, është shprehur ditën e sotme, se sulmi terrorist i Banjskës më 24 shtator, nga një grup i armatosur serb, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është një incident serioz dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet të jetë në fokus të NATO-s, për të parandaluar agravimin e konfliktit.

Gjatë një takimi të nivelit të lartë, mes ministrave të Jashtëm së vendeve të NATO-s, në Bruksel, ishte prezent dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili konfirmoi deklaratat e Stoltenberg që qëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e takimit.

“Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të vazhdojmë ta kemi vëmendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s përmendi rritjen e numrit të trupave në Kosovë dhe tha se aleanca do të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët në rajon për të zbutur tensionet dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të konfliktit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?