Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Takim me Kancelarin dhe drejtues të tjerë, Albin Kurti niset për vizitë dy ditore në Austri

22 Nëntor 2021, 11:02| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:03

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillon sot një vizitë zyrtare në Vjenë të AustrisëSipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të qëndrojë atje dy ditë dhe do të ketë takime të nivelit të lartë, duke përfshirë atë me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

"Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00. Transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij diskutimi do të bëhet në kanalin zyrtar të Institutit “Karl Renner” në YouTube dhe në rrjetin social Facebook", njofton qeveria e Kosovës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?