Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre gjatë takimit me krerët e Bashkive në Shkodër

Kronikë

Takim me krerët e Bashkive në Shkodër, ambasadori zvicerian Maitre: Mbështesim Shqipërinë në reformën territoriale

17 Nëntor 2018, 13:28| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 13:54

  • Share

“Zvicra do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave”.

Këtë e bëri  të ditur Ambasadori i ri i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre i cili ishte  sot në Shkodër në një sërë takimesh me Kryetarët e Bashkive, Shkodër, Vau Dejës dhe Malesi e Madhe. Në një intervistë për mediat Ambasadori Maitre foli rreth kontributit të Zvicrës ndërsa u shpreh se qeveria shqiptare duhet të vijojë procesin e reformave.

Teksa mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga  Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp), me rastin e mbylljes së zyrës në Shkodër, ambasadori zvicerian Adrian Maitre u shpreh se Zvicra do të vijojë të mbështësë Shqipërinë në reformat për decentralizimin e pushtetit vendore si dhe mbështetjen e saj per te mbeshtetur bashkite në të gjithe vendin pas reformës territoriale.

Gjithashtu përveç takimeve individuale me Kryetarët e bashkive të  Shkodrës, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, Ambasadori Maître mori pjesë edhe në një drekë  të përbashkët pune me të gjithe kryetaret e 12 bashkive perfituese te programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal në Shqipërinë e Veriut.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite dhe takimeve individuale që pati me kryebashkakët e këtyre rretheve  u shkëmbye informacion mbi arritjet kryesore të Programit (dldp), si dhe me konsideratat dhe reflektimet e kryetarëve të bashkive mbi zhvillimet me të fundit në proceset e decentralizimit, kontekstin e qeverisjes vendore, mundesitë dhe sfidat më të cilat përballen bashkitë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?