Trump dhe mbretëresha Elisabeth

Bota

Takim me mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Trump 'harron' të ndjekë protokollin

14 Korrik 2018, 16:34| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 16:44

  • Share

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ia doli të impresiononte britanikët gjatë vizitës së tij zyrtare pasi gjatë takimit me mbretëreshën theu kodin e etikës.

Që në fillim të takimit Melania nuk e bëri siç duhet përuljen ndaj saj, duke lëvizur vetëm lehtë kokën. Më pas Trump e shkeli sërish etikën teksa po marshonte para rojeve mbretërore nën praninë e Mbretëreshës. Gjatë parakalimit Trump i ktheu shpinën dy herë Mbretëreshës.

Këto detaje të vogla kanë bërë që një lumë kritikash të shpërthejë ndaj Trump, duke i quajtur gjestet e tij fyerje për britanikët.

Presidenti dhe Zonja e Parë Melania mbërritën në Windsor në kuadër të një vizitë zyrtare në Britani, duke u bërë presidenti i 11-të i SHBA që monarkja 92-vjeçare ka pritur në pallat.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?