Gazment Bardhi në takim me naftëtarët në Fier

Politikë

Takim me naftëtarët në Fier/ Bardhi: Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës

19 Prill, 17:31| Përditesimi: 19 Prill, 17:33

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim  me naftëtarët, i shoqëruar nga kandidati tjetër në listën e qarkut të PD-së, Ledion Çala, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.“Ç

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi siguroi se naftëtarët do jenë prioritet i PD-së në rast fitoreje dhe ai tha se do rishikohet statusi i tyre, si dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat nga 23% në 10%

Statusi i Gazment Bardhit 

 

Besimi i naftëtarëve, privilegj dhe detyrim!

Kandidati ynë Ledion Çala kishte organizuar një takim me kolegët e tij që punojnë në sektorin e naftës, ku me shumë kënaqësi u bashkuam për të dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre. S’duhet të punosh një ditë si naftëtar dhe të kuptosh sa e rëndë është puna e tyre dhe sa pak të shpërblyer janë! Ndava me naftëtarët shqetësimin për të rishikuar statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. Dhe ne do ta bëjmë këtë menjëherë! Çdo vendim që prek jetën e naftëtarëve do të merret vetëm në konsultim direkt me ta.

Statusi i rishikuar dhe zbatimi i plotë i tij, pa zvarritje nga agjencitë qeveritare, do të njohë vështirësinë në punë dhe do të përcaktojë pension të lartë për profesionin e naftëtarit. Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës. Shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për PD dhe, jam i nderuar, të mbroj të drejtat e tyre!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim! Voto nr. 1

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?