Takim me njerkun, në vend të babait

10 Qershor 2020, 20:38| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 20:40

  • Share

Një deputete e opozitës parlamentare, ka deklaruar sot votën e saj pro marrëveshjes Rama- Basha për zgjedhjet. Deklarata e saj argumentohej me faktin se marrëveshja është një fitore e opozitës së bashkuar, pasi i garanton asaj zgjedhje të lira. Është i njëjti fjalor që përdor Lulzim Basha dhe PD për të argumentuar marrëveshjen me Ramën.

Ky qëndrim, i pari nga radhët e opozitës parlamentare, tregon se Partia Demokratike ka filluar të blejë vota nga opozita parlamentare, pro reformës zgjedhore.

Pro kësaj deklarate është dhe deputeti tjetër Lefter Maliqi, dhe ndoshta do të ketë dhe të tjerë.

Pra, rruga që po ndjek Partia Demokratike, është të blejë vota nga opozita parlamentare, por jo të ulet në tryezë me ta dhe të krijojë frymën e opozitës bashkuar.

Në këto kushte, sot  opozita parlamentare ka takuar  përfaqësuesit e shumicës në Parlament, për të kërkuar diskutim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në fakt, opozita parlamentare është listë e Partisë Demokratike, dhe e gjithë ajo që quhet marrëveshje për zgjedhjet, është një kërkesë e Partisë Demokratike.

Socialistët qysh në fillim kanë deklaruar se mbështesin gjithë propozimet e ODIHR për zgjedhjet dhe janë gati të plotësojnë dhe çdo kërkesë të opozitës.

Meqë opozita nuk ishte dakord me ODIHR, dhe pasi vetë ODIHR pranoi që kërkesat e veta të shtyheshin për zgjedhjet e tjera, socialistët ranë dakord, pasi qëllimi i tyre është futja e opozitës në zgjedhje.

Por duket se taktika e Partisë Demokratike është defaktorizimi i opozitës parlamentare, duke mos pranuar të ulet në tryezë me ta, por duke blerë disa individë prej tyre.

Dhe siç e marrim me mend të gjithë, në këtë pikëpamje ai është si tregu i gabit, që mund t’i blesh lirë gjërat e përdorura. Dhe PD në këtë pikë mund të ketë sukses.

Puna është që pastaj të mos ankohen pse blihen e shiten vota në vend, kur vetë po përpiqen të defaktorizojnë kundërshtarët brenda partisë, duke blerë vota.

Normalisht opozita parlamentare sot duhet të takohej me Bashën, pasi atë kanë “baba” të partisë së tyre. Fakti që shkojnë takojnë njerkun, që u ka marrë partinë, në vend të babës, tregon se Basha më lehtë e ka të shesë e të blejë të vetët për karriken e tij, se sa t’i mbledhë ata në shtëpinë e vet. Dhe pastaj thotë do bashkojë opozitën.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA emigrant: 12/06/2020 01:28

    PJESA dermuese e analisteve Jane krrica te Rames as qe Kane piken e kurioziteti ti lexosh komentet SHQIPTARIA .COM DUHET TE KUSHTOJE ME SHUME VEMENDJE TEK HERONJTE ANALISTET SI ANDI BUSHATI YLLI RAKIPI E TJER QE PERBALLEN DIREKT PA JU DRIDHUR SIU FARE ME DIKTATORIN SA PER TY Z MERO TI JE SI AJO SHPREHJA POPULLORE BATHE BETHA PER NJE KOKERR I KE SHUME BAJATE ANALIZAT

    Përgjigju
  • O tej: 11/06/2020 14:41

    Basha ka me i bashku te gjithe bashke me ket temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?