Hakan Calhanoglu

Sport

Takim mes Ausilios dhe drejtuesve të Galatasaray, Calhanoglu mbetet te Interi! Prioriteti kalon te Leoni

10 Korrik, 15:01| Përditesimi: 10 Korrik, 15:06

  • Share

Mesfushori Hakan Calhanoglu nuk do të kalojë te Galatasaray, me klubin turk që nuk ka përmirësuar ofertën prej 10 milionë eurosh, ndërsa zikaltërit po përgatiten të sjellin Leonin në Milano si forcë shtesë, jo si zëvendësim. Në të njëjtën kohë, Yann Bisseck nuk është më në shitje.

Dje u zhvillua një takim “kortezie” mes drejtuesit të Interit, Piero Ausilio dhe nënkryetarit të Galatasarayt, Abdullah Kavukçu. Biseda nuk prodhoi asgjë konkrete. Nuk pati kushte reale për të hapur negociatat, pasi turqit mbetën në ofertën 10 milionë euro dhe për këtë arsye transferimi i Calhanoglu në Stamboll është praktikisht i ndaluar në këtë fazë. Mesfushori duket më pranë qëndrimit në Milano, ndonëse merkatoja është ende në fillimet e saj dhe gjithçka mbetet e hapur.

Ndikimi në strategjinë e Interit? Mungesa e lëvizjes së Calhanoglu ndryshon planet për një tjetër mesfushor, braziliani Ederson i Atalantës nuk është më në radar, për shkak se hapësira në mesfushë nuk do të lirohet as nga largimi i mundshëm i Asllanit, i cili gjithashtu nuk është i prirur të largohet.

Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe klubi synon ta bindë që të vazhdojë me të njëjtin përkushtim si në sezonet e kaluara. Në këmbim, drejtuesit janë të gatshëm ta lejojnë të largohet në mënyrë të lehtësuar në verën e vitit 2026, kur kontratës i mbetet vetëm edhe një vit dhe lojtari do të jetë 32 vjeç.

Leoni, objektivi i radhës

Ndërsa çështja Calhanoglu/Ederson është pezull, Interi po ecën përpara me Filippo Leonin, mbrojtësin e talentuar të Parmës (i lindur në vitin 2006). Deri tani, strategjia e Interit ishte ta afronte vetëm nëse kishte një dalje në mbrojtje, por tani qëndrimi ka ndryshuar. Leoni do të shkojë në Milano pavarësisht gjithçkaje, si investim për të tashmen dhe të ardhmen.

Drejtuesit zikaltër, veçanërisht Marotta dhe Ausilio, janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e Milanit. Interi ka tashmë të investuara 70 milionë euro në Luis Henrique, Bonny dhe Sucic, dhe me këtë lëvizje do të arrinte në 100 milionë, një nivel investimesh që nuk është parë që nga vera e vitit 2019.

Bisseck? I paprekshëm

Në këtë kontekst, mbrojtësi gjerman Yann Bisseck është përjashtuar nga merkatoja. Ai do të largohej vetëm nëse do të vinte një ofertë krejtësisht e çmendur, gjë që nuk pritet. Interi e konsideron si pjesë kyçe të politikës së re të të rinjve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?