Arabia Saudite do të zhvillojë sot një takim për Ukrainën me përfaqësues të fuqive në zhvillim dhe vendeve perëndimore, në një përpjekje të re të Riadit për të forcuar ndikimin e tij ndërkombëtar, edhe nëse pritjet mbeten të kufizuara për këtë iniciativë të fundit të paqes.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Spa, takimi dyditor pasqyron "gatishmërinë e mbretërisë për të ushtruar një mision funksionesh të mira" për të arritur "paqe të përhershme".
Në veçanti, Ukraina synon që përmes këtij takimi të fitojë përkrahje nga shtetet e hemisferës jugore, ndër to janë, Brazili, India, Afrika Jugore dhe Turqia, duke vënë theksin tek ngritja e çmimeve për shkak të vendimit rus për të braktisur marrëveshjen që lejonte kalimin e sigurtë të grurit ukrainas nëpër Detin e Zi dhe sulmeve ndaj infrastrukturës së porteve në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se mbështesin takimin në Xheda dhe e konsiderojnë si përpjekje për të mobilizuar përkrahje për të ashtuquajturën “formulë të paqes” të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se takimi në Xheda është mundësi për të sqaruar idetë e Presidentit Zelenskyy për një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe për të rritur përkrahjen për planin e tij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia: Kapëm një dron amerikan mbi Detin e Zi! Sulm me dron në një cisternë kimike pranë urës së Krimesë
S.S/ReportTv.al