Aktori i humorit Bes Kallaku

VIP & Spektakël

‘Takim zyrtar’ me Kim Jong-un, Bes Kallaku i flet për dashurinë e tij (Foto)

26 Gusht 2018, 15:23| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 15:27

  • Share

Akoti i njohur i humorit shqiptar nuk lë ditë pa sjellë një nga ‘risitë’ e tij. Bëhet fjalë për Bes Kallakun. Shpesh herë ai poston foto me personalitete të famshëm botërorë, që sigurisht janë montazhe, por mënyra se si i trajton bën që të gjithë ndjekësit të fokusohen në postimet e Besit.

Ditën e sotme humoristi ka publikuar një foto me Kryeministrin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Teksa shihen në një tavolinë zyrtare, dyshja po diskutonte për dashurinë më të madhe të Bes Kallakut, domaten.

Foto e publikuar nga Bes Kallaku 

“Nigjo mu, domotja osht frut edhe jo perim, ne latinisht i thone “solanum lycopersicum”, edhe mbaje mend se nuk ta perseris mo,”- shkruan aktori krahas fotos. Sigurisht që ka shkaktuar shumë të qeshura dhe kjo vihet re tek komentet që kanë vërshuar në postim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?