Foto ilustruese

Takime të dyshimta me njerëz të ndryshëm në të njëjtin vend, arrestohet 27 vjeçari shqiptar! Shpërndante kokainë në qytetin italian

9 Dhjetor 2022, 16:53| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 17:06

  • Share

Një 27 vjeçar shqiptar cili merrej me shitjen dhe shpërndarjen e kokainës në Rimini është arrestuar nga policia italiane. Vënia e tij në pranga u bë e mundur pas një hetimi të bërë nga policia italiane, në lagjen ku i riu jetonte.

Shqiptari dy deri në tre herë gjatë javës dilte Pesaro ku qëndronte në të njëjtin shesh për gjysmë ore dhe vazhdimisht takohej me njerëz të ndryshëm të cilët ishin klientë të cilët blinin kokainë nga i riu. Një prej të rinjve të zonës kishte shënuar targat e makinës së shqiptarit, duke e vënë atë nën monitorimin e policisë.

Mediat e huaja informojnë se oficerët italianë e kanë pritur të riun në vendin ku ai shkonte gjithmonë për të shpërndarë lëndën narkotike dhe e kanë arrestuar në momentin kur ka takuar një prej klientëve të tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?