Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si e para shumë viteve, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dhëndër i bukur

20 Mars 2021, 14:50| Përditesimi: 20 Mars 2021, 15:12

  • Share

1616247984_RAMA3.jpg

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, duke i quajtur komike, nëse nuk do ishte e rrezikshme për qytetarët. Ai tha se skema e këtyre takimeve është e njëjtë me atë të viteve më parë.

“Duhet të shmangin tundimin që të grumbullohemi dhe të ekzaltohemi sepse është e rrezikshme, kur ne po vaksinojmë dhe duam të rrisim vaksinimin, është e domosdoshme që të respektojmë rregullat, të tregojmë përgjegjshmëri dhe të jemi forca e shembullit. Është e pakuptimtë që vazhdon harbimi i dasmorëve nëpër rrugët e Shqipërisë, Lulit me demek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane, dhe e ngrenë në makinë si dhëndri i bukur, ndërkohë që skema është e njëjta me sharje, flamuj që nuk i adresohen dhëndrit, por ne. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon që të qeverisë vendin të sillet si Borati me kamerat e filmit që në një situatë do të ishte komike po të mos ishte rrezik për qytetarët. Sidoqoftë rrugët e komunikimit dhe mundësia për të folur me njerëzit janë aty të panumërta dhe duke menduar që kryesorja e kryesoreve është sfida e triumfit mbi armikun e padukshëm”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Takimet e Bashës/ Rama: E njëjta skemë si para disa vitesh, me demek ia ndalojnë makinën spontanisht dhe e presin si dhëndër! Komike, por e rrezikshme


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?