Ndonëse ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, u prit me protesta nga PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje, ai e ka zbatuar axhendën e tij, duke takuar zyrtarët politikë në vend.
Takimi i parë ishte me homologun e tij, ministrin Gent Cakaj, ku vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve, mbështetjen e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Cakaj bëri me dije se Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Pas takimit me Cakajn, ministri grek ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ku në fund arritën në përfundimin se sa i përket çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës.
Takimi i rradhës ka qenë me presidentin Ilir Meta. Presidenti shkroi se gjatë bisedës ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, duke shtuar se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë. Sa i përket çështjes së detit presidenti thotë se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë i fundit në axhendën e Dendias për ditën e sotme, ku përmes një postimi në rrjete sociale bëri me dije se gjatë takimit, ka shprehur qëndrimin për zgjidhjen e çështjes së detit përmes Gjykatës Ndërkombëtare (njësoj si Rama) si dhe domosdoshmërinë për anulimin e ligjit të luftës.
Pas kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias takoi dhe kryedemokratin Basha.
Gjatë takimit, kreu i PD-së ka shprehur qëndrimin për zgjidhjen e çështjes së detit përmes Gjykatës Ndërkombëtare si dhe domosdoshmërinë për anulimin e ligjit të luftës.
"Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian" - shkruan në Twitter.
Çështja për kufirin detar mes dy vendeve do të jetë në dorë të Gjykatës së Hagës. Ky është vendimi i marrë gjatë takimit të Nikos Dendias me kryeministrin Rama.
“Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.
Kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, por ajo që vihet re është se presidenti është shfaqur pa maskë që në fillim të takimit.
Gjatë bisedës me të Meta shkruan se ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, ku ka shtuar se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë.
"Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Sh.T.Z. Nikos Dendias.
Vlerësova marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksova se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.
Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata", shkruan Meta.
Kurse për çështjen e detit presidenti thotë se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
"Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.
Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", shton ai.
Ministri i jashtëm, Gent Cakaj është takuar me homologun e tij, Nikos Dendias, ndërkohë që jahstë zyrës së tij po zhvillohej protetsa e PDIU-së, në të cilën pati shumë tensione me policinë dhe disa shoqërime.
Gjatë takimit Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.
Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Për më tepër, sikurse bëri me dije Kryediplomati Cakaj në postimin në Facebook, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë ku pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha
ASNJE CM DET NUK KA TEPER SHQIPERIA ,,,GREK I QELBUR MOS U AFRO NE SHQIPERI,,,SE DO JU DJEGIM TE GJALLE.....
Përgjigju