Kryeministri Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel si një ditë mjaft produktive dhe me vlerësime shumë të mira për Shqipërinë. Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë e Shqipërisë.
"Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare! Borrell: Në listat e 25 prillit, kandidatë të pastër! (VIDEO)
I.K/ReportTv.al