KE: Gjyqtarët e prokurorët e inkriminuar para drejtësisë! Shqetësim, numri i lartë i azilkërkuesve! Vijoni konsultimet me BE për kultivimin e kanabisit mjekësor

26 Mars, 13:38| Përditesimi: 26 Mars, 19:56

  • Share

BRUKSEL- Komisini Europian vlerëson progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi dhe thekson rëndësinë e përfundimit në kohë të procesit të rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu) në apel, pa cenuar cilësinë e shqyrtimit gjyqësor dhe nevojën e referimit sistematik të çështjeve të vetingut me elemente kriminale në prokurori.

Në Bruksel në datat 20 – 21 mars u u zhvillua takimi i 15-të i Nënkomisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.  Përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe autoritetet shqiptare diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në fushën e reformës në drejtësi, anti-korrupsionit, të drejtave themelore, azilit dhe migracionit, politikës së vizave, luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër pastrimit të parave dhe kundër terrorizmit.

Komisioni theksoi nevojën për të garantuar një proces përzgjedhjeje plotësisht transparent dhe konkurrues për rinovimin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe vë theksin tek përpjekjet urgjente për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në të gjitha nivelet e gjykatave.

Intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një tjetër prioritet ku thekson rritjen e efikasitetit në parandalimin e korrupsionit, veçanërisht në sektorët vulnerabël por dhe   rëndësinë e trajtimit të sfidave të vazhdueshme që lidhen me të drejtat pronësore, duke përfshirë korrupsionin.

Komisioni e nxiti Shqipërinë që të forcojë bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Drogën dhe të ngrejë një observator kombëtar të drogës, si dhe një sistem paralajmërimi të hershëm si dhe të vijojnë konsultimin me BE për aktet nënligjore që lidhen me ligjin për kultivimin e kanabisit për përdorime mjekësore dhe industriale.

Shqetësues mbetet numri i lartë i kwrkesave të pabazuara për azil të shtetasve shqiptarë në vendet anëtare të BE-së si dhe i kwrkon Shqipwrisw tw që ta harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me listën e BE-së të vendeve të treta.

Komisioni i kërkoi Shqipërisë që ta harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me listën e BE-së të vendeve të treta që kanë nevojë për viza për në BE dhe kujtoi se heqja sezonale e vizave nuk është në përputhje me acquis të BE-së. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të trajtojnë numrin e lartë të kërkesave të pabazuara për azil të shtetasve shqiptarë në vendet anëtare të BE-së dhe në vendet e lidhura me sistemin Schengen.

Konkluzionet e deklaratës
-Rëndësi miratimi në kohë i masave të nevojshme të tranzicionit
- Përfundimi në kohë i procesit të rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu) në apel
-Duhet referimi sistematik i çështjeve të vetingut me elemente kriminale në prokurori.
Vijoni konsolidimin e vazhdueshëm të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit
-Përpjekjet urgjente për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në të gjitha nivelet e gjykatave.
-Garantoni proces përzgjedhjeje plotësisht transparent dhe konkurrues për rinovimin e KLGJ e KLP
-Intensifikoni luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
- Rritni efikasitetin në parandalimin e korrupsionit
-Ka nevojë për të trajtuar rekomandimet e pazgjidhura të GRECO-s.
-Duhet progres në fushën e lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe pluralizmit,
-Duhet përafrimin me acquis të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
-Thekson me rëndësi trajtimi i sfidave të vazhdueshme që lidhen me të drejtat pronësore, duke përfshirë korrupsionin.
- Miratoni sa më shpejt legjislacionit e mbetur zbatues për mbrojtjen e pakicave kombëtare
- Nxit Shqipërinë që të forcojë bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Drogën 
-Të ngrejë një observator kombëtar të drogës, si dhe një sistem paralajmërimi të hershëm.
-U kërkon autoriteteve shqiptare të krijojnë dhe të fuqizojnë më tej zyrën e rikuperimit të aseteve.
-Të vijojnë konsultimin me BE për aktet nënligjore që lidhen me ligjin për kultivimin e kanabisit për përdorime mjekësore dhe industriale.
-Heqja sezonale e vizave nuk është në përputhje me acquis të BE-së.
-Trajtoni numrin e lartë të kërkesave të pabazuara për azil të shtetasve
-Komisioni vlerësoi heqjen e Shqipërisë nga lista gri e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

 

Deklarata e plote
Komisioni vlerësoi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. U theksua rëndësia e miratimit në kohë të masave të nevojshme të tranzicionit dhe përfundimi në kohë i procesit të rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu) në apel, pa cenuar cilësinë e shqyrtimit gjyqësor, si dhe nevoja e referimit sistematik të çështjeve të vetingut me elemente kriminale në prokurori. Komisioni rikujtoi nevojën për konsolidimin e vazhdueshëm të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe përpjekjet urgjente për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në të gjitha nivelet e gjykatave. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të përvetësuar standardet e larta të vendosura nga vetingu për punën e institucioneve vetëqeverisëse për gjyqësorin. 
Komisioni theksoi nevojën për të garantuar një proces përzgjedhjeje plotësisht transparent dhe konkurrues për rinovimin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioni vlerësoi rezultatet e vazhdueshme të organeve të specializuara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bëri thirrje që këto përpjekje të intensifikohen më tej. Komisioni kërkoi zbatimin e konsoliduar dhe rritjen e efikasitetit në parandalimin e korrupsionit, veçanërisht në sektorët vulnerabël. Komisioni kujtoi gjithashtu nevojën për të trajtuar rekomandimet e pazgjidhura të GRECO-s. Lidhur me të drejtat themelore, Komisioni nënvizoi nevojën për progres në fushën e lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe pluralizmit, si dhe përafrimin me acquis të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Komisioni theksoi rëndësinë e trajtimit të sfidave të vazhdueshme që lidhen me të drejtat pronësore, duke përfshirë korrupsionin.

Komisioni përsëriti nevojën për miratimin e shpejtë të legjislacionit të mbetur zbatues për mbrojtjen e pakicave kombëtare në përputhje me parimin e vetëidentifikimit dhe zbatimin e angazhimeve për përfshirjen e romëve, të marra në nivel ministror.

Në fushën e punëve të brendshme, Komisioni vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin operacional me agjencitë e BE-së, në veçanti me Frontex dhe Europol, si dhe me shtetet anëtare të BE-së, si dhe zbatimin e mirë të Planit të Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit.

Komisioni e nxiti Shqipërinë që të forcojë bashkëpunimin me Agjencinë e BE-së për Drogën dhe të ngrejë një observator kombëtar të drogës, si dhe një sistem paralajmërimi të hershëm. Komisioni u kërkoi gjithashtu autoriteteve shqiptare të krijojnë dhe të fuqizojnë më tej zyrën e rikuperimit të aseteve.

Komisioni u kërkoi më tej autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë konsultimin me BE-në për aktet nënligjore që lidhen me ligjin për kultivimin e kanabisit për përdorime mjekësore dhe industriale.

Shqipëria përsëriti angazhimin e saj për përdorimin sa më të mirë të platformës së re elektronike për historikun dhe mbledhjen e të dhënave mbi krimin e organizuar, krimet e rënda dhe korrupsionin.

Lidhur me migracionin, Komisioni vlerësoi progresin e mirë të Shqipërisë në zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor të miratuar në dhjetor 2022. Komisioni më tej kërkoi  vendosjen e bashkëpunimit për ripranimin me vendet kryesore të origjinës, për të garantuar kthime efektive të personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Lidhur me azilin, Komisioni i kërkoi Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet për të zbatuar ligjin për azilin dhe në veçanti të garantojë qasjen e duhur në procedurat e azilit.

Komisioni vlerësoi ndarjen e përmirësuar të të dhënave mbi migracionin dhe azilin me shërbimet e BE-së. Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat për liberalizimin e vizave dhe ka bërë progres me trajtimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Megjithatë, Komisioni i kërkoi Shqipërisë që ta harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me listën e BE-së të vendeve të treta që kanë nevojë për viza për në BE dhe kujtoi se heqja sezonale e vizave nuk është në përputhje me acquis të BE-së.

Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të trajtojnë numrin e lartë të kërkesave të pabazuara për azil të shtetasve shqiptarë në vendet anëtare të BE-së dhe në vendet e lidhura me sistemin Schengen. Komisioni vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të dhënë rezultate të prekshme me vendet më të prekura të BE-së. Komisioni vlerësoi heqjen e Shqipërisë nga lista gri e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Takimi 20 – 21 mars
Takimi u bashkëkryesua nga z. Alberto Cammarata, Shef I Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian (Komisioni) dhe znj. Adea Pirdeni, Ministre eShtetit për Antikorrupsionin dhe Administratën Publike më 20 mars dhe nga z. Besfort Lamallari, Zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë më 21 mars.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALB Patriot: 26/03/2024 15:33

    E duam Evropen, si gjith' Shqipria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?