Pamje nga takimi i 18-të për asociim-stabilizimin, BE-Shqipëri

Takimi i 18-të BE-Shqipëri, kryetari i delegacionit të eurodeputetëve Tarquini: Shqipëria ka bërë ndryshime, jemi në anën tuaj, ju mbështesim!

29 Tetor, 19:59| Përditesimi: 29 Tetor, 20:13

  • Share

Pamje nga takimi i 18-të për asociim-stabilizimin, BE-Shqipëri

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i 18 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ndërsa opozita mbajti qëndrim të ashpër ndaj situatës që e cilësoi kritike në vendin tonë për shkak të sjelljes së qeverisë, korrupsionit dhe kriminalitetit, ndryshe menduan disa prej anëtarëve të tjerë pjesëmarrës, përfshi edhe eurodeputetët e PE-së.

Marco Tarquini, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian, tha se ky komitet mblidhet në një kohë kur ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin.

“Ne po e bëjmë këtë takim bashkë të gjitha partitë politike shqiptare dhe kjo ka një rëndësi të posaçme për vendin tuaj drejt BE-së. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar. Ju doni të bëheni pjesë e BE dhe shpresa është kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Kurse bashkëkryetari, deputeti socialist Toni Gogu, çmoi se progresi i deritanishëm i Shqipërisë me BE-n në rrugën e integrimit është gjithashtu edhe fryt i unitetit të treguar në spektrin politik shqiptar.

“Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane të Shqipërisë i ka treguar botës se, pavarësisht dallimeve tona, ne qëndrojmë së bashku në këtë mision kombëtar. Tani, me ekipin tonë negociator në Bruksel, na takon ne të vazhdojmë t’i përkthejmë aspiratat tona në veprime legjislative dhe rezultate konkrete që përputhen me standardet e BE-së”, tha Toni Gogu.


Lajmi kryesor:

Opozita çon debatin politik në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri! Eurodeputetët ‘shuplakë’ PD-së: S’doni t’ia dini për BE, bëni fushatë me integrimin


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?