Takimi i deputetëve me Escobar në DASH, Karaj: Amerikanët duan që Bardhi të marrë kontrollin e Rithemelimit! Çaça: Është i dyzuar mes Berishës dhe Uashingtonit

31 Janar, 22:20| Përditesimi: 31 Janar, 23:04

  • Share

Takimi me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar që bëri bashkë deputetët e opozitës dhe mazhorancës, ishte në fokus të diskutimeve mbrëmjen e sotme në pjesën e dytë të emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv.

Duke analizuar faktin që deputeti Gazment Bardhi ka zhvilluar disa takime me kongresmenë amerikanë, analisti Leonard Karaj tha se SHBA po kërkon që Bardhi të marrë nën kontroll pjesën e opozitës që kontrollohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Amerikanët po mundohen të anashkalojnë Sali Berishën sa i takon ndikimit që ka tek elektorati blu. Duan me patjetër që Bardhi të marrë atë pjesë të PD që sot konrrollohet në mënyrë vulgare nga Berisha”- u shpreh Karaj, duke theksuar se sipas tij grupi i Bardhit mund të bashkohet me atë të Bashës.

Ndërsa avokati Përparim Çaça tha se pritet të shihen veprimet e Bardhit në vijim duke e cilësuar këtë të fundit si të dyzuar mes Berishës dhe Uashingtonit.

"Do shikohen aksionet e tij sepse është i dyzuar mes ballkonit tek rrugica e shpresës tek ballkoni i Uashingtonit. Besoj se do ketë goxha zhvillime të tjera para zgjedhjeve të 2025-ës. Por që kërkohet një lidership i ri brenda opozitës, kjo absolutisht po shihet qartë”- tha Çaça.

Për avokatin Rezart Kthupi një takim i tillë në DASH mund të jetë bërë edhe për t’i sugjeruar Bardhit që të mos mbajë më anën e Berishës.

“Ndoshta priten nga DASH për t’u thënë se nuk duhet të jenë më në anën e Berishës. Të presin edhe për të sugjeruar cfarë qëndrimesh duhet të mbash. Duhet të shikojmë se cfarë do prodhojë e ardhmja”- tha ai.

Ndërsa sipas gazetarit Adriatik Doçi, po zhvillohet një garë mes Belind Këlliçit, Gazment Bardhit, Flamur Nokës dhe Argita Malltezit për kreun e grupit që ka nën kontroll Berisha.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinjit: 01/02/2024 12:02

    Pi i marr te mireqena keto qe thoni Ju.Amerika do Gaz BBB..ardhin ne politike .Ashtu qofte.Por a kam te drejte une ,qytetar i thjeshte,te besoj te drejtesia amerikane,kur ajo mbeshtet nje politikani qe krijon grupe te armatosura dhe krijon premisa per vrasje,si ajo qe ndodhi ne Elbasan?Ne vend te distancohet prej tyre,ATA i konsolidojne ne politike.Ose...pranoni se Ju gazetare qe shpreheni keshtu ,jeni ne sta in antiamerican ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?