Gratë e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un dhe presidentit të Jugut Moon Jae-in janë takuar dje për herë të parë.
Ri Sol-ju, gruaja e Kim Jong-un, e kaloi kufirin në zonën e demilitarizuar dhe hyri në territorin e Koresë së Jugut të premten për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti Moon Jae-in.
Përpara se të uleshin në tryezën e darkës, ajo pati një bisedë të shkurtër me zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Jung-sook, duke shënuar takimin e parë të gjitha kohërave ndërmjet zonjave të para të të dy koreve.
Pas mbërritjes së saj në fshatin e Panmunjom në orën 6:15 të pasditess ajo u drejtua menjëherë për në ndërtesën e Shtëpisë së Paqes në pjesën jugore të fshatit, ku do të shtrohej edhe darka.
Moon dhe Kim zhvilluan një takim historik në katin e dytë të ndërtesës më herët gjatë ditës së djeshme.
“Jam e lumtur të dëgjoj nga burri im se takimi qe i suksesshëm. Shpresoj që gjërat ndërmjet dy udhëheqësve të shkojnë mirë” ishin fjalët e Ri që u cituan nga televizioni i Koresë së Jugut.
Dy zonjat duket se patën një impakt shumë të mirë me njëra-tjetrën, kur Kim Jung-sook u pa të qeshte e lumtur pasi e përgëzoi homologen e saj koreanoveriore.
Ato u panë të shtrëngonin duart, teksa fotografët i brohoritën, teksa kapnin momentin historik.