Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi me ambasadorin britanik King-Smith

Takimi i fundit zyrtar përpara largimit, Ambasadori britanik King Smith vizitë në zyrën e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

29 Korrik, 16:50| Përditesimi: 29 Korrik, 16:59

  • Share

TIRANË - Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi priti sot në zyrë ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i cili tashmë është drejt largimit nga Shqipëria, pasi i përfundon detyra.

Sadushi dhe ambasadori King-Smith shprehën rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe pasi lidhja është afatgjatë.

Ndërkohë King-Smith siguroi mbështetje të vazhdueshme për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

'Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024. Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia juaj për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët', u shpreh Sadushi në takim me ambasadorin.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?