Politikë

Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO

18 Shtator 2024, 11:09| Përditesimi: 18 Shtator 2024, 18:07

  • Share

TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të gjeneralit amerikan Christopher Cavoli me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se gjenerali dhe Rama kanë theksuar lidhjet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Po ashtu, ambasada shton se Shqipëria ka rol kyç në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada.

SI.E./M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?