Edi Rama

Bota

Takimi i Këshillit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama! Niset drejt Kopenhagen

1 Tetor, 14:58| Përditesimi: 1 Tetor, 15:10

  • Share

1756900715_edirama.jpeg

Foto: Edi Rama

Takimi informal i Këshillit Evropian është duke u zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagen, ku marrin pjesë liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili pritet të niset drejt Kopenhagës gjatë orëve të pasdites.

Në këtë takim liderët e BE-së do diskutojnë se si të forcojnë: mbrojtjen e përbashkët evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën.

Takimi informal u drejtua nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe u prit nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Liderët e BE-së do të diskutojnë në këtë takim se si të forcojnë mbrojtjen e Evropës, edhe në dritën e shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia në disa shtete anëtare të BE-së.

“Këto provokime e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që BE-ja të përshpejtojë dhe intensifikojë përpjekjet për të ndërtuar një Evropë që mund të reagojë në mënyrë efektive, të pavarur dhe të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e KiE-së.

BE-ja është e përkushtuar që deri në vitin 2030 të rrisë ndjeshëm gatishmërinë e saj mbrojtëse dhe ka ndërmarrë hapa konkretë muajt e fundit për të arritur këtë synim. Këto përfshijnë: forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e financimit në mbrojtje, zhvillimin e bazës industrial, krijimin e mundësive për prokurime të përbashkëta, në përputhje të plotë me NATO-n.

Këto diskutime do t’i japin udhëzime Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë për hartimin e një plani për zbatimin e objektivave të gatishmërisë mbrojtëse të BE-së, që do të prezantohet në takimin e Këshillit Evropian më 23-24 tetor.


Lajmi kryesor:

Shkeljet e hapësirës ajrore, udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen, në fokus ‘muri kundër dronëve’ për të sprapsur Rusinë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen, si e vlerësoni?