Politikë

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në procesin e integrimit

4 Prill, 09:23| Përditesimi: 4 Prill, 10:44

  • Share

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato, i pranishëm në takimin inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, tha se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit, duhet të përfshihet dhe të ketë rol aktiv edhe shoqëria civile.

“Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë. Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile. 

Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimmarrje  e shoqërisë civile është e rëndësishme.”, tha mes të tjerash Gonzato.


Lajmi kryesor:

Rama: BE vullnet për të na marrë brenda ‘kështjellës’, të hapim gjithë grupkapitujt brenda vitit! Ropke: Shqipëria, performancën më të mirë në negociata


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?