Monika Kryemadhi dhe Donald Lu

Politikë
Top 24

Takimi i lamtumirës/ Monika Kryemadhi i heq xhaketën Donald Lu-së, zbulohet arsyeja

13 Shtator 2018, 16:51| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 16:55

  • Share

Në fund të mandatit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në  Shqipëri, Donald Lu po takon të gjithë politikanët shqiptarë.

Pasditen e sotme diplomatin amerikan e shohim në zyrën e Kryetares së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi. Në këtë takim lamtumire znj.Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Me sa duket takimi mes tyre ka shkuar vaj, pasi si Lu ashtu edhe zonja Kryemadhi duken mjaft të qeshur. Në fotot e shpërndara nga zyra e shtypit Lu fillimisht shfaqet me xhaketë, e më pas me një jelek me motive kombëtare që duket të jetë dhuratë e Kryemadhit.

Donald Lu me xhaketë në takimin me Kryemadhin

Pak më herët ai u takua edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Marrëdhëniet mes tyre u tensionuan dy vite më parë teksa ambasadori lobonte për votimin e reformës në drejtësi. I pyetur nga gazetarët në atë kohë Meta përgjigjej se Me Donald Lu kishte “Vetëm marrëdhënie zyrtare dhe me dëshmitarë”. Ata të dy shkëmbyen replika në distancë edhe kur ambasadori lu u përplas me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por që kur Meta u bë President mes tyre u rikthye paqja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?