Takimi i Ligës së Porfesionistëve dhe Ministrisë së Financave, Libohova: Të hënën diskutohet bojkoti i futbollit, me shumë gjasa do marrë fund

15 Tetor 2020, 19:34| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 19:38

  • Share

Në ambientet e Ministrisë së Financave është zhvilluar sot një takim mes përfaqësuesit të qeverisë për çështjen e sportit, Fidel Yllin, si dhe një grupi punë, por edhe përfaqësuesve të Ligës Profesioniste, të cilët kanë çuar në bojkot futbollin në vend për shkak të katër kërkesave financiare.

Përfaqësuesit e Ligës duket se kanë bërë prapakthehu duke u ulur në tavolinë dhe duke bërë propozimet e tyre, për të cilat qeveria do të kthejë një përgjigjje. Për Report Tv Fidel Ylli tha se ‘takimi shkoi shumë mirë dhe se të martën do të zhvillohet një tjetër!’.

Ndërkohë presidenti i Ligës, Edvin Libohova, në përfundim të takimit ka deklaruar se të hënën do të mblidhet me presidentët e klubeve të Superligës për të diskutuar për bojkotin, që me shumë gjasa do të marrë fund.

E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe folëm për kërkesat tona. Unë e kam thënë që e ndajmë problemin në dy pjesë: Nga 4 kërkesat që kemi, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme. “Thembra e Akilit” është Ligji i Sponsorizimit. Ne kemi bërë një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër dhe për një zgjidhje, diçka që nuk mund t’ia u them dot sot. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet dhe do të vazhdojmë deri sa të gjejmë zgjidhjen.

Me presidentët e klubeve unë do të kem një takim ditën e hënë, për t’i informuar dhe për të vendosur për bojkotin ose fillimin e garës. Qeveria sigurisht, ka thënë nëpërmjet deklaratave se gjithçka mund të diskutohet.

Prandaj, ne do bëjmë prapë takim ditën e martë, për të dalë në një qëndrim, i cili duhet të jetë brenda kuadrit ligjor dhe kërkesave tona. Në këtë takim kishte vetëm përfaqësim nga Liga, isha unë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm,”-u shpreh Libohova.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?