Takimi i ministrave të BE në Vjenë

Kosova & Rajoni

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE në Vjenë: Rishikimi i kufirit Serbi-Kosovë, i gabuar

31 Gusht 2018, 15:57| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 16:07

  • Share

Në hapjen e takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me ata të vendeve kandidate në Vjenë është diskutuar edhe çështja e rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara.

 Ne besojmë se kjo është shumë e gabuar prandaj jemi shumë skeptikë. Një rishikim territoresh do të hapte plagë të vjetra.

Heiko Maas, ministër

Kundër kanë qënë edhe ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Luksemburgut.

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, u shpreh se ndryshimet e kufijve gjithnjë kanë krijuar probleme të reja dhe ska pse ky rast të jetë ndryshme. Ndërsa ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn dhe ai i Finladës, Timo Soini, njëzëri thanë se një shkëmbim i mundshëm mund të ketë ndikim negativ për vendet e tjera të rajonit.

Ndërkohë  më herët edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur qartë kundër çdo ndryshimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Për mua është qesharake të flasësh për kufij këto ditë.

Behxhet Pacolli, ministër

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?