Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR, dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme

1 Qershor 2023, 14:28| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 14:45

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në Oslo në takimin me homolgët e NATO-s për çështjen e Kosovës. Ajo shkruan se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR.

Xhaçka ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Ministrja thotë se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.

“Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, ???????? diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën 

Të bindur se anëtarësimi i Suedisë ???????? në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës  në tërësi.

Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.

Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës

Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.”- shkruan Xhaçka.

Deri tani në tri komuna e veriut të Republikës së Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, raportohet se situata është e qetë. Serbët qëndrojnë të grumbulluar para ndërtesave të komunave për të kërkuar sërish largimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave dhe të njësive të posaçme të policisë së Kosovës. Edhe shqiptarët janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut në shenjë proteste për trazirat e shkaktuara nga serbët në veri

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?