Takimi i Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor

Politikë

Takimi i organizuar nga ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani! Spiropali: U rikonfirmua mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

24 Shtator, 17:40| Përditesimi: 24 Shtator, 17:48

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili është organizuar nga ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se miqtë europianë kanë rikonfrmuan mbështetjen ndaj ambicies tonë për anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

“New York - Në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, me prezencën e Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola, ku miqtë europianë rikonfirmuan mbështetjen ndaj ambicies tonë për anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.”, shkruan Spiropali.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?