Erion Veliaj me aktoren e madhe Tinka Kurti

Kultura

Takimi i përzemërt i Veliajt me aktoren e madhe, Tinka Kurti

19 Korrik 2018, 19:16| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 19:38

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e përurimit të bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori.

Një detaj që iu ka shpëtuar mediave të pranishme, ama jo fotografit Agim Rama ishte takimi i përzemërt i Veliajt me aktoren e madhe të skenës dhe filmit, Tinka Kurti. Mes të dyve nuk mungoi edhe një përqafim i ngrohtë.

Kohët e fundit, me sa duket, Veliaj dhe aktorët shqiptare kanë lënë mënjanë diskutimet mes tyre, pasi në çdo takim me ta, kryebashkiaku nuk e fsheh entuziazmin për projektin e godinës së bukur dhe moderne të Teatrit të Ri Kombëtar.

Erion Veliaj me aktoren e madhe Tinka Kurti

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?