Presidenti koreanojugor Mun Jae-in dhe lideri koreanoverior Kim Jong Un

Bota

Takimi i radhës në Penian mes dy liderëve koreanojugor në shtator

13 Gusht 2018, 23:55| Përditesimi: 14 Gusht 2018, 00:34

  • Share

Bëhet e ditur nga mediat koreano jugore se një tjetër samit mes presidentit koreanojugor Mun Jae-in, dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un do të ndodhë në Penian në shtator.

Arsyeja e takimit mes dy liderëve korean është pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur tensionet me Uashingtonin, për sa i përket programit bërthamor të Penianit.

Mirëpo, takimi i fundit u zhvillua në një klimë tensioni dhe shqetësimi në rritje rreth synimeve reale të Penianit për të hequr dorë nga arsenali i tij bërthamor, ashtu si u premtua në takimin historik me presidentin amerikan Trump.

Kreu i fundit i shtetit koreanojugor që ka shkelur në kryeqytetin e Koresë së Veriut ishte presidenti i atëhershëm Roh Mu-hiun në vitin 2007.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?