Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në Cërrik fermerë, ministrat dhe përfaqësues të pushtetit vendor në një takim ku u fol për bujqësisë.
Lidhur me këtë takim ka folur sot në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri në Report Tv, sipërmarrësi në Agroturizëm Altin Prenga, i cili ishte edhe vet i pranishëm.
Ai tha se fokus ishin legalizimet e fermave dhe stallave, taksë e ulët për ata që punojnë tokat si edhe zhvillimi rural, i cili sipas tij është në rënie.
‘Unë kam marr pjesë në shumë konferenca dhe takime por ajo e djeshme ishte ndryshe. Zhvillimi rural është në rënie dhe nuk kamë dëgjuar të flitet për të sikur u fol dje. Unë jam një njeri që besoj tek praktika dhe fakti që pas disa zgjedhje dhe fushata mbaroi kryeministri me skuadrën e tij zhvilloi atë takim dhe kaloi tek thelbi i problemeve dhe të themi gjerat pa doreza dhe të themi problematika dhe se si i zgjedhim ato. U diskutua për legalizimet për ferma dhe stallat ka njerëz që kanë baxho dhe sorollaten 7 vite për legalizim dhe të japësh legalizime për zona në bregdet është e vështirë për të bërë pallate është e trishtë’, tha ai.
Ne akoma po korrim disfatën e bujqësisë në sistemin komunitet diktatura ka qenë shkatërruese e bujqësisë sepse u shkatërrua sipërmarrja e lirë e njeriut në bujqësi. U fol edhe për copëzimin e tokave. Një nga idetë që u hodhën është të ndihmohet me kredi të butë ose të jetë garantë shteti për atë që do tja blejë komshiut tokën. Ata që mbajnë tokën djerrë tu shtohet taksa vendore kurse ata që e punojnë ta kenë më të ulët pse jo edhe zero. Këto ishin disa nga idetë që u diskutuan, nuk e di se sa nga këto janë të zbatueshme’, tha ai.
Ai tha se u diskutua edhe për TVSH e produkteve të shportës, e cila sipas tij duhet të jetë e diferencuar nga produktet e tjera.
‘Një diskutim tjetër që ishte i fortë ishte që në shtator do ndërhyet tek paketa fiskale duke rregulluar TVSH-në e shportës. Për mua produktet si perimet, frutat, qumështi duhet që të kenë një TVSH të diferencuar nga produktet e tjera. Dhe thanë se kjo gjë do të rregullohet në shtator’, tha ai.
Komente

Mendoj ka ardh koha qe subvencionet te mos jene me para (Lek apo euro ) por me mallé pra me bageti apo subvencion me dele/lope/te imta / pula apo kuaj ! Pra subvecioni nese nje ferme merr 10,000€ subvention ti jepen 10 lope nga ministra te kontrolluara ! Kjo ul informalitetin
Përgjigju