Politikë

Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë/ Dervishi në ‘Frontline’: Nisi fushatën elektorale! Kara: Ishte jashtë orarit zyrtar, foli si kryetar i PS

20 Shkurt, 22:40| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:57

  • Share

TIRANË- Takimin e kryeministrit Edi Rama me rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës, gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si një nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I ftuar në Report Tv, Dervishi tha se Rama u hoq sikur nuk e dinte faktin që mbështetësit e Veliajt do mblidheshin para GJKKO.

“Për mua ka nisur fushatën elektorale, për të justifikuar ca gjëra për t’iu thënë mos shkoni më të SPAK. Ai bëri sikur nuk e dinte. Ata nuk shkuan për 5 minuat që ti shpëtonte atij nga kontrolli, por shkuan një pasdite të tërë.

Juristi Romeo Kara thotë se politika ka frikë nga SPAK që kur ky institucion u bë serioz.

“Nuk ishte brenda orarit zyrtar, pas orës 5 ka folur si kryetar i PS dhe jo si kryeministër. Gjëja më e rëndësishme është që kemi një lloj mea culpa. Ka qenë histori deri në marrëzi kundra SPAK. Pjesa më e madhe e politikës ka frikë nga momenti që kur ky institucion u bë serioz”, tha Kara.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 21/02/2025 11:27

    Sa gomerë ka ky vend,ky idjoti thotë Rama në panik....ahaaaa po nga kush është në panik nga Sali non grata i vdekur e i pa kalbur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?