Ilirjan Celibashi

Politikë

Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë në 'Skënderbej'/ Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S'u shkel Kodi Zgjedhor

28 Mars, 14:39| Përditesimi: 28 Mars, 14:50

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka pushuar ankimimin e Partisë Demokratike në lidhje me aktivitetin e kryeministrit Edi Rama në sheshin “Skënderbej” me stafin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Celibashit, aktiviteti ishte i deklaruar dhe 'nuk përbënte shkelje të Kodit Zgjedhor'.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe në favor të mazhorancës.

"Ky është karshillëk, është të mos e dëgjosh Edi Ramën. Duket e kotë beteja jonë me ju për të garantuar zgjedhje me standarde" tha ai.

Takimi i Ramës me punonjësve të të gjitha shërbimeve në Bashkinë e Tiranë, u mbajt më 20 shkurt, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në sheshin “Skënderbej”, kreu i qeverisë premtoi se nuk do të lërë në rrugë asnjë projekt të nisur nga bashkia. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?