Takimi i Ramës me rektorët, Xhixho: Në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve vendosi t’i kërcënojë

18 Tetor 2022, 14:02| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 15:26

  • Share

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho iu referua takimit të kryeministrit Rama dhe rektorëve të universiteteve. Xhixho u shpreh se në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve ai zgjodhi t’i kërcënojë. Deputetja u shpreh se partia e saj është në mbështetje të plotë me pedagogët,

‘Sot kryeministri, në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë.

Në vend që të merrte vendime e të bënte gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, u ofroi alternativë bangladeshasve universitarë.

Ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të vafra.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive që shkojnë deri 300-400 euro, rritja e çmimeve të ushqimeve, transportit, veshjeve etj.

Studentët prej javës kërkojnë më të drejtë të mbështeten me 100 euro pagesë mujore, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Pra e gjithë mbështetja e kërkuar nuk është sa Anglia dhe as sa Franca, por sa Kosova.

Po Kosova sot jep 100 euro në muaj për çdo student për të përballuar kostot e rritura të jetesës, ndërkohë qeveria shqiptare që ka dhënë 0 mbështetje, u tregon derën dhe jep alternativën e mbushjes së auditorëve me bangladeshas.

Qeveria t’i lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.

Mbështetja jonë për protestën është e plotë dhe jemi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Nuk mundet që pedagogët dhe studentët të paguajnë që Edi Rama dhe qeveria të vjedhin miliona.

Plotësoni kërkesat e studentëve dhe pedagogëve që sa më parë të normalizohet jeta akademike në vend.’- tha Xhixho.


Lajmi kryesor:

Rama me rektorët: Ka pedagogët që punojnë edhe në privat dhe deklarojnë rroga si të biznesit fason! Duhet kontroll pasurie edhe për ta


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?