Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Meçe: Mbizotëroi fryma e krenarisë shqiptare! Korreshi: Asgjë historike, u mbush me punëtorë bashkish

13 Maj, 17:55| Përditesimi: 13 Maj, 21:03

  • Share

Takimi i kryeministrit Edi Rama më shqiptarët në Greqi një ditë më parë, ishte një takim ku mbizotëroi fryma e krenarisë shqiptare. Kështu tha për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ analisti Arben Meçe, i cili tha se nuk ishte një takim partiak, por u fol në mënyrë kombëtare.

‘U bë një ndasi e qartë midis disa strukturave ekstremiste greke dhe politikës zyrtare të shtetit grek transmetuar kaq mirë në organizmin perfekt të shtetit për të organizuar mbarëvajtjen e aktivitetit. Kjo ngjarje u zhvillua në rrethanat më të këqija të mundshme të një situate politike, jo thjeshtë në Shqipëri.

Ky aktivitet nuk ishte politik, pavarësisht se isha i bindur që do të organizohej tipik politik. U ballafaquam me një bast të Ramës që fitoi. Qëllimi i atij aktiviteti ishte krenarë që jemi Shqiptar. Jemi urë e bashkëpunimit me Greqinë. Është ai komunitet që është përfaqësuesi i shtetit shqiptar në Greqi. Kjo ishte fryma e Ramës. Gjithë ai miting, ishte në përmasa të një konvente të madhe gjithë ai komunitet sot e ndjen veten krenar që është shqiptar. Ishte mbushur me flamur kombëtar dhe asnjë politik.

Pjesa e dytë lidhej me domosdoshmërinë dhe vendosjen e urave nëpërmjet palëve. Ka shumë rëndësi të trajtohet se ishte një aktivitet. Motivi është i qartë ‘jam krenar që jam shqiptar’. Aty nuk u fol për Belerin, në asnjë moment. Ishte një aktivitet brilant ku mbizotëroi fryma e krenarisë shqiptare.’- tha Meçe.

Por deputeti demokrat Sajmir Korreshi, tha se për gazetarin Arbër Hitaj, se nuk ka asgjë historike në takimin e Ramës. Sipas Korreshit, Rama e kishte mbushur stadiumin me punëtor të bashkive, ndërsa e cilësoi si ekskursion politik.

‘Ekskursion politik. Nuk deli kryetar bashkie pa e marrë stafin e vet ta çoj në Athinë,. Nuk di ndonjë kryetar bashkie që nuk ka ikur, nuk di ndonjë punëtor pa ikur. Të gënjesh veten të thuash që mblodha gjithë këto njerëz për politikë është tjetër gjë. Nuk e di çfarë tabuje ka thyer Rama.për mua nuk ka bërë asgjë as historike as patriotike, asgjë. Për pjesën tjetër për mua ishte një shou i Ramës politik. Shqipëria këtej është në protestë, nga ana tjetër Rama nuk i përmend asnjëherë. Sot ishin në protestë qeveria i fut në burg pse se protestojnë për bukën e kalamajve, unë po të marrësh. I bëj kërkesë TIMS ti vërë policisë së shtetit qytetarët që kanë dalë.’- tha Korreshi.

Ndërsa, Marin Suli nga OMONIA, e cilësoi fjalimin e Ramës si delirant.

‘Do të kishte vlerë të komentoje mesazhe nëse do të ishte lidë ri opozitës, Rama është kyeministër i vendit dhe ka të gjitha mekanizmat ligjor ti adresojë në vendet e duhura problemet. Asnjë nga problemet që ciku Rama me fjalimin e tij delirant. Nuk dëgjuam se Rama të thoshte kthehuni në Shqipëri që të investojnë në Shqipëri. Takimi ishte elektoral. Për një aktivitet që donte të tregonte se kishte njerëz zbarzi Shqipërinë dhe administratën. ‘- tha Rama.

Ora 20:58
‘Ti je kokrra e komunistit’ Korreshi përplaset me Arben Meçen! Analisti përshëndet me grusht në ballë

 

Me debate është shoqëruar diskutimi ndërmjet deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe analistit Arben Meçe në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ndërsa po flitej për vizitën e Ramës në Athinë.

Korreshi: Është një qeveri bastarde hajdutë! Ti je komunist, je komunist! Je kokrra e komunistit ti dhe Rama. Nuk është flamuri i partisë komuniste me yll, por është kombëtar.

Meçe: Ti shkon poshtë ballkonit, je dhe përfaqësues i Rithemelimit. Ti je pjesëtar i atij grupi i cili me flamur kombëtar shkoni poshtë ballkoni dhe ‘thirrni poshtë Amerika’. Ti nuk je distancuar.

Korreshi: Se mos më ngatërron me ndonjë tjetër ti mua. Ua ti qenke budalla fare!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 14/05/2024 10:08

    E per cfare jemi krenare ne shqiptaret?!!!!!!!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 14/05/2024 08:39

    Ti koleshi, do kishe pas nderin të ishe komunist, po sta kan dhan at privilegj, ti sje për asgja ban hije kot.

    Përgjigju
  • Lushnjarja: 13/05/2024 20:17

    Une jam nga Lushnja,dhe vajta me nje kembe.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/05/2024 10:15

      Po kemben tjeter ku e le apo ishte e djathta or teeeejjjjj

  • I pandehuri Berisha: 13/05/2024 19:21

    Një gjë është e sigurtë: asnjë trim nga Lushnja nuk ka shkuar!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?